Bruksel, zgjatjen edhe 6 muaj
sanksionet  kundër Rusisë

Bruksel, zgjatjen edhe 6 muaj<br />sanksionet  kundër Rusisë
Bashkimi Evropian ka aprovuar sot në Bruksel zgjatjen sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.

Marrëveshja është aprovuar në parim nga 28 vendet anëtare, ndërkohë vendimi zyrtar për zgjatjen e këtyre sanksioneve do të merret në ditët e ardhshme.

Sanksionet ekonomike që u vendosën kundër Rusisë që në vitin 2014, për shkak të konfliktit ukrainas, prekin sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë Ruse.

Koha e përfundimit të sanksioneve ishte caktuar 31 janari i 2017-tës, por vendet anëtare të BE-së e shtynë edhe 6 muaj të tjerë heqjen e sanksioneve duke e çuar datën e përfundimit të tyre më 31 korrik të  vitit 2017.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës