Bruksel,zvpresidenti Pence qetëson
frikërat e Europës,SHBA krah Unionit

Bruksel,zvpresidenti Pence qetëson<br />frikërat e Europës,SHBA krah Unionit
 “SHBA nën drejtimin e Donald Trump do të vijojnë të ruajnë bashkëpunimin dhe partneritetin me Bashkimin Europian” është kjo deklarata që dha nga Brukseli zvpresidenti amerikan Mike Pence.

Në këtë formë Pence u përpoq të siguronte aleatët europianë të shqetësuar pas deklaratave të presidentit Trump sa i përket çështjes Brexit dhe Aleancës Euroatlantike.

Manjati ka mbështetur daljen e Britanisë nga Unioni duke thënë se ishte një lëvizje e zgjuar ndërsa NATO-n e ka konsideruar një organizëm të vjetëruar.

Donald Tusk presidenti i Këshillit Europian u shpreh se Europa po mbështetej te SHBA për ta bërë kontinentin e vjetër më të bashkuar.

Sipas Tusk takimi me Pence ishte tepër i nevojshëm duke patur parasysh edhe zhvillimet e fundit.

Nga ana tjetër edhe kreu i Komisionit Europian Juncker u shpreh se edhe SHBA kanë nevojë për një Europë të bashkuar dhe të fortë.
 
Edhe gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih Pence siguroi mbështetjn e e SHBA në NATO-n.

Ai shtoi se SHBA do të vijonte të konsideronte Rusinë përgjegjëse për gjendjen në Ukrainë edhe pse Trump beson se me Moskën do të gjenden rrugë te tjera bisedimi.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim