Shkup- Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, Brukseli kërkon formimin sa më parë të qeverisë së re, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive.
“Presim formimin e shpejtë të parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të drejtësisë, ndërsa gjithashtu edhe prioritete urgjente reformuese.
Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake qytetare në tërësi, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së prokurorisë speciale” deklaruan Mogerini dhe Han.
Dy zyrtarët e lartë të BE, deklaruan se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë në procesin e reformave dhe të rrugës drejt integrimit.
Zgjedhjet në Maqedoni u fituan nga ish-kryeministri Gruevski, por për të formuar qeverinë duhet me cdo kusht aleancë me shqiptarët, të cilët edhe pse humbën shumë terren këto zgjedhje janë vendimtarë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com