Brukseli në "gjueti" për 2 terroristët
dje një i vrarë, 4 policë të plagosu

Brukseli në dje një i vrarë, 4 policë të plagosu">
Policia belge vazhdon gjuetinë në ditën e dytë për terroristët e dyshuar që fshihen në Bruksel, e që sipas hetimeve kanë lidhje me sulmet terroriste të nëntorit të vitit të kaluar në Paris. Të martën policia vrau një burrë të armatosur më kallashnikov, ndërsa katër policë u plagosën në operacion.
 
Policia franceze gjithashtu ka marrë pjesë në operacionin e së martës në Bruksel.  Zyra e Prokurorit Federal në Bruksel bëri me dije se forcat e sigurisë shkuan për të kontrolluar një apartament, kur u përballën me rezistencën e armatosur të njerëzve që ishin brenda tij.
 
Dy mundën t'ia mbathin, ndërsa një i tretë, i armatosur me kallashnikov, u vra nga policia. Viktima nuk është identifikuar ende, por autoritetet belge konfirmuan se nuk bëhet fjalë për Salah Abdeslam, një prej dy të dyshuarve ende në arrati nga sulmet e Parisit.
 
Prania policore është shumë e madhe dhe siguria është e lartë në Bruksel, diçka që ka trembur jo pak banorët, edhe për vetë faktin se detajet nga operacioni janë të pakta.
 
Policia nuk ka identifikuar ende dy të dyshuarit në arrati dhe kjo ka shtuar edhe më shumë frikën mes njerëzve, pasi nuk dinë nga kush të ruhen.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur