Brukseli rrëzon PD:
Qeveria luftoi drogën

Brukseli rrëzon PD:<br />Qeveria luftoi drogën<br /><br>
Bashkimi Evropian deklaron se qeveria shqiptare ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër drogës dhe korrupsionit. Deklarata është artikuluar nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogerini, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, kërkoi krijimin e një qeverie antimafie, për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën dhe ndikimin e drogës në zgjedhje.

“Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Federica Mogerini. 

Kryeministri Edi Rama shpreh se po pret një rezultat pozitiv për hapjen e negociatave, ndërsa premtoi se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë rezultate nga Shqipëria. “Faleminderit dhe është një kënaqësi si gjithmonë që të vij t’iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”, deklaroi Rama gjatë takimit me Mogerinin në Bruksel.

Negociatat
Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani dhe shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogerini, kanë paralajmëruar dje mundësinë e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, teksa kanë konstatuar progresin me reformat kyçe. Dy zyrtarët e lartë, pas takimeve me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Bruksel, e kanë konsideruar Shqipërinë një shembull për vendet e rajonit.

Në fjalën e tij, Presidenti i PE, teksa përgëzoi kryeministrin për progresin e vendit, theksoi se ky takim është vërtetim i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe se përfaqëson një hap përpara në hapjen e negociatave. “E përgëzova kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhorë por edhe sepse Shqipëria është shembull për dialogun fetarë. Shqipëria është një vend me të cilin duam të forcojmë marrëdhëniet, dhe kjo vizitë përfaqëson një hap përpara në rrugëtimin e çeljes e negociatave", tha Tajan. 

Ndërsa Kryeministri Rama theksoi se ka besim tek partnerët për çeljen e negociatave. “Është e rëndësishme që jemi këtu për të folur me fakte e të çelim negociatat me Evropën. Ne mbështetemi tek miqtë tanë. Jam i kënaqur që Shqipëria sot mund të dëshmojë se ka hedhur hapa përpara dhe do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e në maj gjithçka që është e nevojshme për tu ulur në tryezën e negociatave me Evropën”, u shpreh Rama.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta