Brunilda Gjura, nëna e 3 fëmijëve kampione në garat me makina: E nisa me paragjykime, kam fituar 40 çmime

“Jam 33 vjeç. Jam nga Dibra me origjinë, por që jetoj në Kosovë prej 15 vitesh. Jam nënë e tre vajzave. Nga 2019 kam arritur të fitoj rreth 40 çmime, kupa dhe medalje,”-thotë fillimisht Brunilda.

Historitë si të Brunilda Gjurës janë të rralla. Ajo është ndër të paktet pilote që ka Shqipëria në garat me makina, e apasionuar pas motosportit që në vogëli. 

“Unë jam rritur në një familje ku janë marrë gjatë gjithë kohës me makina, rregullime e modifikime. E kam mësuar që në moshën 9-vjeçare ti jap makinës dhe motorit. Ka filluar si gjë e vogël dhe tani siç po shihet nga rezultatet po shkon si gjë e madhe,”-u shpreh pilotja.

Brunilda është ndër pilotët e dalluar të Prishtina Racing Club, por në fillimet e saj asgjë nuk ka qenë e lehtë. Për Report TV ajo shprehet se paragjykimet nuk kanë munguar, por me kalimin e kohës, duke treguar aftësitë në 4-rrotësh, ato janë zbehur.

“Gara e parë ka qenë vetëm për vajza dhe kjo ndoshta e ka zbehur pak mentalitetin që ky sport është vetëm për meshkuj. Kështu u bë një ambient më i pranueshëm edhe për vajzat që duan të përfshihen në këtë sport,”-deklaroi ajo.

Garat Brunilda i ka nisur me një BMV 330, por aktualisht përzemër ka një tjetër makinë.

“Në garat e fundit kam marrë pjesë me një fiat punto, shumë të thjeshtë. Është një makinë që e përdor çdo ditë për punë, për familjen dhe pikërisht me atë makinë që asnjëri nuk e mendon dhe beson kam arritur rezultatet më të mira ndonjëherë,”-tha Brunilda.

Kushdo që merret me auto sport vështirësinë më të madhe ka pjesën ekonomike.

“Deri më tani ia kam dalë me shpenzimet e mia dhe të familjes, por shpresoj këtë vit me ligjin e sponsorizimit gjërat të jenë shumë më të thjeshta. Më mbetet vetëm që të jap maksimumin,”-deklaroi pilotja.

Brunilda në disa gara kombëtare dhe ndërkombëtare të njohura nga FIA ia ka dalë të mposhtë shpesh edhe meshkujt, ndërsa për tre vite me radhë është shpallur kampione e Kosovës, duke fituar edhe çmimin ‘Helmeta e Artë’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri Lata: 05/02/2024 18:24

    Me shami Brunilda duket yll i bukur. Pa shami duket shume e plakur. gjynah qe ka dal pa shami ne interviste.

    Përgjigju
    • Or tej: 05/02/2024 23:30

      Fik dritat kur ti rrasesh gerneten or teeeejjjjj

    • Arben: 05/02/2024 19:43

      Po ti nga ky artikulli shamia e kokës të ta në sy?!? Po vetë a mban shami ti? Me siguri dukesh YLL

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!