Brusa:Lufta e korrupsionit
nuk është në nivelin e duhu

Brusa:Lufta e korrupsionit <br />nuk është në nivelin e duhu
TIRANE- Zv ambasadori i BE-së, Luigi Brusa kritikon qeverinë: “Zbatimi i masave në luftën kundër korrupsionit nuk janë në nivelin e duhur“. Deklarata është bërë nga diplomati Luigi Brusa në një takim të zhvilluar sot në kuadër të luftës kundër korrupsionit. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Ministri për Inovacionin e Teknologjinë , Genc Pollo, i cili mban dhe postin e Kryetarit të Grupit Ndërministror të Punës për “Strategjinë Ndërsektoriale te Parandalimit, Luftës Kundër Korrupsionit e Qeverisjes Transparente”.

IMUNITETI
„ Luftoni korrupsionin. Korrupsioni mbetet problem në shumë fusha. „- nënvizoi zv ambasadori i BE-së duke shtuar se autoritetet duhet të marrin masa për kufizimin e imunitetit dhe luftën ndaj korrupsioni.

“Qëndrimi i Bashkimit Europian është për heqjen e imunitetit për gjyqtarët dhe deputetët„- theksoi Brusa. Në të njëjtin qëndrim ka qenë dhe vetë ministri Pollo i cili ka deklaruar se „jemi pro kufizimit të imunitetit“ por ka shtuar se "opozita nuk duhet të vendosë masa plus për imunitetin". "Që të luftohet korrupsioni, jemi pro kufizimit të imunitetit për gjyqtarët e deputetët. Edhe raport-progresi thekson se në gjyqësor duhet të merren masa antikorrupsion"- shtoi Pollo.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat