Një marrëveshje tjetër për gazin mes Kievit dhe Moskës është e nevojshme deri në muajin qershor për të garantuar furnizimin me gaz rus të Bashkimit Evropian, theksoi sot Komisioni Evropian, një ditë para rifillimit në Bruksel të negociatave për furnizimin e Ukrainës me gaz rus.
Takimi, në të cilin do të marrin pjesë ministrat rus dhe ukrainas të Energjisë, Aleksandre Novak dhe Volodymyr Demtchichine, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të ngarkuar me Energjinë, Maros Sefcovic, parashikon arritjen e një kompromisi tjetër, ndërkohë që marrëveshja e përkohshme për livrimet e gazit rus në Kiev përfundon më 31 mars.
"Ky takim nuk parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje, bëhet fjalë për krijimin e një programi diskutimesh dhe për të rënë dakord për çështjet që duhen zgjidhur, veçanërisht për çmimin dhe volumet për livrim", theksoi një zyrtar i Komisionit.
"Ne nuk presim rezultate spektakolare", nënvizoi ai.
Pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve, Moska vendosi të rrisë çmimin e gazit të shitur në Kiev dhe përballur me refuzimin ukrainas ajo ndërpreu në muajin qershor livrimet e gazit.
Ato rifilluan vetëm në sajë të një marrëveshje të përkohshme të arritur nën drejtimin e Komisionit Evropian, që përfundon në fund të muajit mars./ATSH/
/Shqiptarja.com