BRUKSEL, 16 shkurt /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian u kërkoi palëve në konflikt të ulin armët dhe të aplikojnë plotësisht armëpushimin në lindje të Ukrainës.
"Duket se armëpushimi po mbahet gjerësisht pavarësisht një numri të caktuar incidentesh", theksoi Maja Kocijancic, zëdhënëse e shërbimit diplomatik të BE-së.
"Është e domosdoshme që armëpushimi të zbatohet plotësisht", shtoi ajo duke shtuar se një armëpushim është një armëpushim  gjë që nënkupton se të shtënat duhet të ndërpriten.
Ushtria ukrainase dhe rebelët separatistë akuzojnë njëri tjetrin për shkelje të armëpushimit të brishtë hyrë në fuqi gjatë fundjavës.
Ukraina po e respekton plotësisht armëpushimin në lindjen të vendit, por ka pësuar 112 sulme në 24 orët e fundit, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, gjatë një vizite në Sofje./
/ec/