David Cameron
BRUKSEL, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Jean-Claude Juncker nuk është personi i duhur për të drejtuar Komisionin Evropian, rikonfirmoi sot kryeministri britanik, David Cameron në Bruksel.
"Juncker nuk është personi i duhur për të drejtuar këtë institucion", theksoi ai pas ditës së dytë të një samiti evropian gjatë të cilit Juncker do të emërohet si presidenti i ardhshëm i Komisionit nga pjesa më e madhe e presidentëve dhe kryeministrave të 28 vendeve.
Gjatë një darke të shkurtër dje në mbrëmje, Cameron, kundërshtar i hapur i vizionit federalist të Evropës mbështetur nga kryeministri i Luksemburgut, paralajmëroi homologët se diskutimi do të ishte i ashpër", sipas disa burimeve evropiane.
"Disa drejtues evropianë rikonfirmuan sot mbështetjen e tyre për Juncker, një politikan me eksperiencë", sipas kryeministrit danez, Helle Thorning-Schmidt./
/ec/