Bruskel, Komuniteti i Energjisë 
mbështetje për reformat kombëtare

Bruskel, Komuniteti i Energjisë <br />mbështetje për reformat kombëtare
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Eduard Shalsi, bën me dije se rregullat që qeverisin tregun e brendshëm energjitik të Bashkimit Europian, kanë gjasa pozitive që të shtrihen edhe në Shqipëri, falë punës cilësore të Komunitetit të Energjisë në Parlamentin Europian dhe miratimit të ligjeve të rëndësishme nga qeveria shqiptare.
 
Ai thekson se përfshirja e sa më shumë deputetëve në këtë komunitet do të gjenerojë mbështetje për reformat kombëtare.

Deklarata e Shalsit vjen pas pjesmarrjes së tij në takimin e parë të përbashkët të anëtarëve të Parlamentit Europian me anëtarët e Parlamenteve të vendeve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, në Bruksel. 
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shalsi citon Joerzy Buzek, kryetarin e Komunitetit të Energjisë në Parlamentin Europian që thotë se “tashmë Komuniteti i Energjisë së Vienës po dëshmon se është një instrument i besueshëm për të siguruar që rregullat që qeverisin tregun e brendshëm energjitik të BE të shtrihen edhe ne vendet e Ballkanit Perendimor, ku natyrisht bën pjesë dhe Shqiperia.”
 
“Në takim theksova se me adoptimin e Paketës se Tretë të Energjisë në ligjin e Energjisë që miratuam në Shqipëri, jemi të bindur se një perfshirje më e madhe e deputetëve në Komunitetin e Energjisë do të shërbejë për të gjeneruar mbështetje politike per reformat kombetare.”, shkruan Shalsi

Ai pohon se Shqipëria është një partnere e denjë e Komunitetit të Energjisë që po përmbush me përkushtim angazhimet e saj.

 bruksel
 
  Redaksia Online 
  (al.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos