BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Socialdemokrati gjerman, Martin Schulz u rizgjodh sot, që prej turit të parë, president i Parlamentit Evropian.
Schulz, i cili ishte president në ikje dhe njëkohësisht kandidat i socialistëve për presidencën e Komisionit gjatë zgjedhjeve evropiane, mori 409 vota nga 751 deputetë, në përfundim të një marrëveshjeje koalicioni mes PPE-së (qendra e djathtë) dhe liberalëve./ /ec/