BSH: Aksioni për energjinë
uli 1.2% konsumin e familjeve

BSH: Aksioni për energjinë<br />uli 1.2% konsumin e familjeve
TIRANE- Aksioni i mbledhjes me forcë të detyrimeve të prapambetura të energjisë ka dhënë efekt të dukshëm në ekonominë e vendit, duke ulur konsumin e familjeve, të cilat i orientuan të ardhurat drejt shlyerjes së faturave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo zhvendosje e të ardhurave të familjeve nga shpenzimet normale, drejt shlyerjes së faturave të energjisë, ka sjellë një rënie të konsumit privat prej 1.2% në bazë vjetore. “Konsumi privat regjistroi rënie vjetore me 1.2% në tremujorin e parë, duke reflektuar zhvendosjen e burimeve financiare drejt pagimit të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, por edhe prirjen e konsumatorëve për të kursyer”, thekson Banka e Shqipërisë në Raportin e Politikave Monetare për tremujorin e dytë 2016.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!