BSH: Ekonomia do rritet pozitivisht
 gjatë 2015, në 2014 rritja 2.1%

BSH: Ekonomia do rritet pozitivisht<br /> gjatë 2015, në 2014 rritja 2.1%
Banka e Shqipërisë, prezantoi sot raportin e Politikës Monetare, për tre mujorin e tretë të vitit 2014, ku evidentoi se ” ekonomike e vendit për vititn 2015 do të rritet në terma pozitivë” .

Sipas Bankës Qendrore, treguesit e performacës pozivite të ekonomisë do të mbështeten nga politika monetare, ndërsa ecuria e ulët e çmimeve do të udhëhiqet nga ulja e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Në raportin e saj BSH-ja njofton se probabiliteti i rreziqeve është ulur ndjeshëm, duke çuar kështu në pritshmëri më të mëdha që shumë faktorë të jenë pozitivë. “Rritja ekonomike për vitin 2014 ishte 2.1, më e ulët se pritshmëria e qeverisë”, thuhet në raportin e BSH-së.

Ekspertë të Bankës së Shqipërisë zhvilluan sot mbledhjen e parë të prezantimit të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014, me përfaqësues të medias, në ambientet e rikonstruktuara të BSH-së, godina kryesore tek sheshi Skënderbej.

Në kushtet e presioneve të larta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë politika të kujdesshme monetare që kanë bërë të mundur uljen të normave afatgjatë të interesit, duke ruajtur shëndetin bankar në vend, duke krijuar shtyllat për rritje ekonomike.


Marre nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës