/ATSH/- Banka e Shqipërisë në kushtet e mungesës së një ligji të posaçëm për veprimtarinë valutore, ka miratur një rregullore specifike "Për Veprimtarinë Valutore", e cila rregullon transaksionet e pagesave për veprimet tregtare.
Kjo rregullore përcakton kërkesat që duhet të përmbushin bankat dhe subjektet financiare jobanka, për transfertat e kapitalit, tregtare dhe jotregtare.
Ndryshimet e miratuar nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë synojnë liberalizimin e mëtejshëm të kërkesave rregullatore për veprimtarinë valutore në Republikën e Shqipërisë, për të nxitur më tej lëvizjen e lirë të kapitalit. Këto ndryshime janë plotësisht në përputhje me rekomandimet e lëna nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me frymën që mbart anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
/Shqiptarja.com