TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi sot kandidaturën e Dhori Kules dhe Ela Golemit si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk morën votat e anëtarëve të opozitës. Ndërkohë që Partia Socialiste ka propozuar kandidaturën e Ermelinda Meksit për anëtare në këshillin e Bankës së Shqipërisë.
Para anëtarëve të komisionit, si Kule dhe Golemi deklaruan se të punojnë që Banka e Shqipërisë t'i shërbejë rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar në vend.
Mbledhjen e kaluar Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milen. Opozita nuk dha pëlqimin e saj dhe të treja kandidaturat u miratuan vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës. Këshilli Mbikqyrës i BSH përbëhet nga 9 anëtar nga i cili zgjidhet edhe Guvernatori.
Pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë, anëtarët votohen në Parlament.
/Shqiptarja.com