BSH kundër Berishës:
Ekonomia rënie 7.9%
Departamenti i Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë ka publikuar dje rezultatet e vrojtimit të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve për tremujorin e fundit të vitit 2011. Sipas bankës qendrore, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe 16.5 për qind poshtë mesatares së tij afatgjatë.
Bizneset shqiptare nuk janë optimiste lidhur me situatën ekonomike në vend. Sipas bankës qendrore, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe 16.5 për qind poshtë mesatares së tij afatgjatë. Të pyetura nga BSH, ato kanë dhënë vlerësimin e tyre lidhur me klimën e përgjithshme të biznesit; aktivitetin e përgjithshëm të firmës; çmimet e prodhimit; tregun i punës; konkurrencën dhe gjendja financiare e shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese. Sipas tyre, ato e perceptojnë me rënie të ndjeshme ekonominë. Në keqësimin e treguesit të ndjesisë ekonomike ndikoi ndjeshëm ulja e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ulje e cila nuk u kompensua nga rritja e lehtë e besimit në sektorin e industrisë.
IndustriaTreguesi i besimit në industri (TBI) shënoi një rritje të vogël prej 0.8 pikë përqindjeje, në tremujorin e katërt të vitit 2011, por edhe këtu vihet re konstatimi i prodhimit industrial në rënie.
NdërtimiNdërkohë, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me rreth 7.2 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011. Gjatë vitit 2011 vihet re një përkeqësim i vazhdueshëm i besimit në ndërtim, duke shënuar në tremujorin e fundit të vitit vlerën më të ulët historike të tij, -26.2 %.
ShërbimetPo kështu, treguesi i besimit në shërbime (TBSH) regjistroi rënie të theksuar me 10.4 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011, duke arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i matjes së tij.
KonsumiPor, treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK), vijoi të rritet në tremujorin e katërt të vitit 2011, për të tretin tremujor radhazi. Pasi u përmirësua me rreth 1.8 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë, TBK-ja shënoi rritje me rreth 3.1 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit 2011. Përmirësimi i besimit konsumator gjatë këtij tremujori u ndikua kryesisht nga përmirësimi i balancës mbi blerjet në shuma të mëdha.
Në këtë kategori vlerësimi, balanca e pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm, shënoi një rënie në terma tremujorë me rreth 0.7 pikë përqindjeje, duke dhënë kontribut negativ në TBK.
Tek pyetësori i konsumatorëve vlerësohen kushte të tilla si gjendja financiare; gjendja e përgjithshëm ekonomike; pritjet mbi ecurinë e çmimeve dhe shpenzimet e kursimi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.5%
Vota total: 861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47