BSH miraton raportin vjetor të 
Mbikëqyrjes e politikën e auditimit

BSH miraton raportin vjetor të <br />Mbikëqyrjes e politikën e auditimit
TIRANË - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në mbledhjen e sotme shqyrtim dhe vendosi miratimin e raportin vjetor të mbikëqyrjes së vitit 2014 dhe politikën e Auditimit të Bankës së Shqipërisë.
 
Gjithashtu u miratuan edhe aktet rregullatore “Për funksionimin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë”.
 
Miratohet Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes së vitit 2014
Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes analizon ecurinë e sistemit bankar dhe të treguesve të veçantë të tij, zhvillimet sasiore e cilësore të industrisë bankare në vend, funksionet e mbikëqyrjes bankare si dhe ndryshimet e zhvillimet më të spikatura në kuadrin ligjor e rregullativ për vitin 2014.
 
Si pjesë e strategjisë tonë të komunikimit me publikun, ky raport do të prezantohet për gazetarët dhe do të publikohet në faqen zyrtare të internetit në ditët në vijim.
 
Miratohet Politika e Auditimit të Bankës së Shqipërisë
Kjo politikë ka për qëllim të përcaktojë pozicionin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm brenda strukturës organizative të Bankës. Politika e Auditimit përcakton parimet dhe vlerat bazë, si dhe mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë për zhvillimin dhe realizimin e funksionit të auditimit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë. Më konkretisht, ky dokument trajton çështje si: misioni, fusha e veprimtarisë, objekti, pavarësia funksionale dhe vendosja e linjave të raportimit të veprimtarisë së auditimit të brendshëm, e drejta për të aksesuar / shfrytëzuar informacionin, vlerësimi i rreziqeve dhe mjaftueshmërinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe vlerësimi i cilësisë së veprimtarisë së auditimit të brendshëm.
 
Ky dokument është hartuar duke u mbështetur në modelin e politikës të Auditimit të Brendshëm të propozuar nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA), Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm, si dhe në disa eksperienca të ngjashme të bankave të tjera qendrore.
 
Miratohen aktet rregullatore “Për funksionimin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë”
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është i vendosur në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë. Ai është projektuar të jetë një muze jofitimprurës, ndërdisiplinor, me funksione të integruara numizmatike, historike dhe edukuese.
 
Si pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe edukimit të publikut, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të hapë dyert për vizitorët, duke ekspozuar koleksionin numizmatik të Bankës së Shqipërisë, si dhe duke ofruar aktivitete didaktike për nxënës dhe studentë të të gjitha viteve të sistemit arsimor, në kuadër të edukimit dhe krijimit tek ta të një kulture të përgjithshme financiare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë