BSH: Në Shqipëri qarkullojnë
870 mijë karta bankare aktive

BSH: Në Shqipëri qarkullojnë<br />870 mijë karta bankare aktive
TIRANE - Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti, numri i kartave bankare aktive ka arritur në 870 mijë. Gjatë gjashtë mujave të parë të vitit, numri i kartave bankare aktive është shtuar me më shumë se 8.000 copë.

Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i kartave bankare rezulton të jete rritur me 54%, si pasqyrim i rritjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave bankare nga publiku shqiptar. Sot afërsisht një çdo tre shqiptarë zotëron një kartë bankare.
 
Shumica dërmuese e kartave bankare, mbi 90% e tyre, janë karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse të individëve. Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit 2015, numri i kartave të kreditit arriti në mbi 78 mijë.
 
Sidoqoftë, përdorimi i kartave ngelet ende i dominuar në operacionet më të thjeshta, që janë tërheqjet e parave cash nga bankomatet. Nga afro 109 miliardë lekë veprime me karta gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, rreth 92% janë tërheqje cash. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin