BSH: Norma e interesit nuk do të
ulet deri në 6-mujorin e parë 2016

BSH: Norma e interesit nuk do të<br />ulet deri në 6-mujorin e parë 2016
TIRANE - Norma e interesit për lekun nuk do të dobësohet, të paktën edhe përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, nisur nga treguesit e brendshëm ekonomik dhe mbi bazën e vlerësimeve e parashikimeve të saj, gjykon se stimuli monetar nuk do të ulet, pasi politika monetare është thellësisht stimuluese.

Sipas BSH-së, niveli minimal i normës bazë të interesit, operacionet e injektimit të likuiditetit, si dhe angazhimi për ruajtjen e kësaj politike për periudhën në vazhdim, kanë ndihmuar në reduktimin e përgjithshëm të kostove të financimit në ekonomi.

Duke iu referuar te dhënave te reja të marra në analizat ekonomike, vihet re se normat e interesit vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta historike, pavarësisht luhatjeve të lehta mujore që kanë shënuar. Në përgjigje të tyre, kreditimi në lekë ka shënuar një rritje vjetore në masën 6.4%, ndërsa kostot e shërbimit të borxhit të sektorit privat dhe publik kanë shënuar rënie.

Aktiviteti kreditues vazhdon të shfaqë një rritje të ngadaltë, si pasojë e kërkesës ende të dobët, e politikave konservatore të bankave, por edhe e primeve të larta të rrezikut në kredidhënie. Gjithashtu, në përgjigje të masave rregullative të Bankës së Shqipërisë, tremujori i dytë i këtij viti u karakterizua nga përshpejtimi i ritmit të pastrimit të kredive të humbura nga bilancet e sistemit bankar.

Duke përjashtuar efektin e këtyre pastrimeve, kredia në total për sektorin rezident privat shënoi një rritje vjetore prej 2.4% në muajin qershor, një normë rritjeje kjo e njëjtë me atë të tremujorit paraardhës.

Banka e Shqipërisë pret një ecuri disi më të mirë të kreditimit në pjesën e mbetur të vitit dhe një përmirësim progresiv të tij në dy vitet e ardhshme. Ky përmirësim do të mbështetet si nga rritja e kërkesës, ashtu edhe nga reduktimi i rrezikut të perceptuar në tregjet e brendshme dhe të huaja financiare.

Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zbatimi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të rrisë gatishmërinë e bankave në kredidhënie dhe do të përmirësojë transmetimin e politikës monetare në ekonomi. Gjithashtu, rritja ekonomike dhe përshpejtimi i kreditimit duhet të mbështeten nga vazhdimi i reformave strukturore dhe përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit.

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë agresive lehtësuese monetare, duke e ulur 13 herë normën bazë që nga shtatori i vitit 2011, në përpjekje për të nxitur ekonominë duke ulur koston e lekut dhe duke nxitur kredidhënien. Norma e interesit për lekun, është ulur për herë të fundit, në nivelin më të ulët historik prej 2%, që është dhe sot, në fund të muajit janar 2015.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'