TIRANË - Bankat kanë mbajtur pothuaj të pandryshuara standardet për kredinë dhënë bizneseve gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014.
Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, pasi regjistroi vlerën 0% në tremujorin e tretë, përqindja neto e përgjigjeve mbi standardet regjistroi vlerën -2.3% në tremujorin e katërt, e cila përfaqëson një ndryshim të vogël në kahun shtrëngues.
Në të njëjtin kah dhe masë raportohen ndryshimet e standardeve, si për kredinë dhënë bizneseve të mëdha ashtu edhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për këto të fundit, shtrëngimi gjatë tremujorit të katërt përbën një pikë kthese, nga lehtësimi i dy tremujorëve paraardhës. Shtrëngimi i standardeve regjistrohet vetëm për kredinë për qëllime investimi, dhe jo për atë për qëllime të financimit të kapitalit qarkullues.
Ekspertët vërejnë se faktor kryesor me kontribut në kahun lehtësues të standardeve në tremujorin e katërt kanë qenë vendimet e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, konkurrenca dhe gjendja e likuiditetit të vetë bankës kanë qenë faktorë të cilët kanë dhënë kontribut në kahun lehtësues. Ndërsa faktorët që ndikuan në politikën shtrënguese të bankave vijojnë të jenë ecuria e kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi, si dhe situata makroekonomike në vend. Ndikimi i tyre në kahun shtrëngues është shtuar pak në tremujorin e katërt, në krahasim me tremujorin e tretë. /ATSH/
/Shqiptarja.com