BSH, Topi dekreton Fullanin
Rama kundër: 100% e gabua
Presidenti i Republikës Bamir Topi i propozon Kuvendit riemërimin e Ardian Fullanit si Guvernator të Bankës së Shqipërisë, për një tjetër mandat 7 vjecar. Dekreti në mbështetje të nenit 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë, mban nr 7149 dhe datën e sotme 09.11.2011. Dekreti i emërimit i kalon Kuvendit për votim. Partia Socialiste deklaron se do të votojë kundër. Rama: Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë.
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi i propozon Kuvendit riemërimin e Ardian Fullanit si Guvernator të Bankës së Shqipërisë, për një tjetër mandat 7 vjecar. Dekreti në mbështetje të nenit 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë, mban nr 7149 dhe datën e sotme 09.11.2011. Dekreti i emërimit i kalon Kuvendit për votim.
Kandidatura e Ardian Fullanit u propozua nga qeveria, së bashku me Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore.
REAGON RAMA Partia Socialiste shprehet kundër riemërimit të Fullanit në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Rama shpreh keqardhjen për kandidaturën e zgjedhur nga presidenti dhe nënvizon se është kandidatura 100% e gabuar dhe PS do të votojë kundër.
"Mora dijeni me keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Partia Socialiste do të votojë kundër kësaj kandidature."- reagon Rama.
ANETARET
Sipas nenit 44 të ligjit mbi Bankën e Shqipërisë, “të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori”.
Nga Këshilli aktual, mbeten për të përfunduar mandatin e dhënë nga Parlamenti vetëm tre anëtarë: Limos Malaj, Halit Xhafa dhe Arjan Kadareja. Dy të fundit janë të emëruar gjatë periudhës së mazhorancës aktuale dhe të propozuar nga ajo. Ndërkohë, veç kandidaturave qeveritare, si parti, PD dhe LSI kanë propozuar nga një kandidat. Dhori Kule, rektori aktual i Universitetit të Tiranës, ishte kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ndërsa Elivar Golemi u propozua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ermelinda Meksi nga PS.
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump është një politikan i zgjuar! Biden krijon probleme
28 Nëntor, 18:17
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi
28 Nëntor, 18:03
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor, 17:59
-
Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën shqiponjën dykrenore me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)
28 Nëntor, 17:53
-
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
28 Nëntor, 17:52