BSH ul normën e interesit
Fullani: Investimet kanë rënë

BSH ul normën e interesit<br />Fullani: Investimet kanë rënë
TIRANË - Banka e Shqipërisë vendos të ulë sërish normën bazë të interesit. Guvernatori i BSH, Ardian Fullani bëri publik vendimin e Këshillit Mbikqyrës në një konferencë për shtyp.
“Këshilli Mbikqyrës vendosi të ulë me .25% normën bazë të interesii. Pas kësaj interesi i marrëveshjes së blerjes bie në 4.5%. VUlja e normës bazë të interesit ndërmerret në kushtet e presioneve inflacioniste dhe në mbështetje të pritjeve për një politikë fiskale më të përmbajtur gjatë periudhës së ardhshme. Një vendim i tillë ofron kushtet e përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit, rrit stimulin monetar dhe nxit aktivitetin ekonomik në vend”, tha Fullani ndërsa ka analizuar ekonominë shqiptare gjatë vitit 2011.
Sipas guvernatorit çmimet e mallrave të importeve janë rritur ndërsa janë ngadalësuar eksportet. Rritja e çmimeve ka çuar në zgjerim të deficitit tregtar dhe reduktim të kërkesës së brendshme. Gjatë vitit 2011, sipas Fullanit ekonomia shqiptare ka vijuar të rritjen duke reflektuar përmirësimet strukturore
“Janë ngadalësuar eksportet. Rritja e çmimeve ka çuar në zgjerim të deficitit tregtar dhe reduktim të kërkesës së brendshme. Zhvillimet në ekonominë botërore kanë ndikuar në konsum dhe investime në vend”, sqaroi ai.Sipas Fullanit konsumi privat në Shqipëri ka qenë dhe mbetet i ulët në vendin tonë. Kjo ka frenuar kërkesën e bizneseve sipas tij për investime të reja.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ