Rënia, pritet të shoqërohet me një ngadalësim të mëtejshëm të konsumit dhe investimet private në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara në raportin e politikës monetare, të ardhurat nga emigrantët arritën në fund të tremujorit të tretë të 2011-ës në 132.6 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 56.6 milionë euro kundrejt tremujorit të mëparshëm dhe një ulje me 25 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë konstaton se në fund të tremujorit të tretë të 2011-ës, fluksi i investimeve të huaja neto arriti në 166.4 milionë euro, ose 55. 1 milionë euro më pak se tremujori i mëparshëm. Ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë konstatohet një rënie me 61 milionë euro. ah/shqiptarja.com/