BSH: Ulet borxhi i jashtëm i
ekonomisë në 3-mujorin e dytë

BSH: Ulet borxhi i jashtëm i<br />ekonomisë në 3-mujorin e dytë
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare shënoi rënie në tremujorin e dytë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, borxhi i jashtëm i ekonomisë në fund të tremujorit të dytë zbriti lehtë në 7.26 miliardë euro, nga 7.27 miliardë euro që ishte në fund të tremujorit të parë.

Gjithnjë sipas Bankës Qendrore, per kete peridhe rënie të lehtë të stokut të borxhit të jashtëm ka regjistruar edhe sektori privat i ekonomisë, në 1.39 miliardë euro, nga 1.4 miliardë euro në fund të tremujorit të parë.

Ndërsa rritje të lehtë kanë regjistruar huatë e investiroëve të huaj ndaj shoqërive të tyre në Shqipëri.

Sipas te dhenave zyrtare, sistemi bankar ka vijuar zgjerimin e stokut të borxhit ndaj jorezidentëve, në rreth 1.3 miliardë euro, nga 1.26 miliardë euro në tremujorin e parë.

Kjo tregon se bankat i janë kthyer aksesit normal në burimet e financimit jashtë vendit, duke konfirmuar se tregu financiar shqiptar është i mirëkapitalizuar dhe likuid./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet