Bucatini all’Amatriciana - Recetë tradicionale italiane

Përbërësit:  

  • 300 gr makarona bucatini
  • 800 gr domate të grira të konservuara
  • 250 gr domate qershi
  • 200 gr pançetë derri
  • Djathë kaçkavall i grirë imët
  • Kripë, piper i zi, i sapobluar
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Prisni guancialen (pançetën) fillimisht në feta të holla, më pas në shirita, në mënyrë që çdo copë të ketë yndyrë nga jashtë dhe mish në mes. Domatet qershi pritini në gjysma ose në katër pjesë, sipas madhësisë që preferoni. Vendosni domatet e konservuara në një tas dhe shtypini lehtë me blender dore ose pirun derisa të formohet një salcë e butë. Nxehni një tigan në zjarr mesatar–të ulët, shtoni pançetën dhe gatuajeni rreth 5 minuta, derisa të bëhet krokante dhe të lëshojë yndyrën e saj. Shtoni domatet qershi në tigan, ulni zjarrin dhe gatuajini për rreth 5 minuta duke i përzier herë pas here. Shtoni domatet e shtypura në tigan dhe përziejini mirë. Rrisni pak zjarrin, shtoni një majë kripe dhe lëreni salcën të ziejë ngadalë për rreth 20 minuta. Në një tenxhere të madhe, zieni ujë me kripë (1 lugë gjelle kripë për ujin). Zieni makaronat bucatini sipas udhëzimeve të paketimit. Para se të shtoni makaronat në salcë, hidhni piper të zi dhe pak Pecorino Romano. Nxirrni makaronat me kapëse dhe kalojini direkt në tigan me salcën. Përziejini mirë. Nëse salca është pak e hollë, shtoni gradualisht ujë nga ai i makaronave dhe vazhdoni përzierjen derisa të lidhet bukur. Në fund shtoni edhe pak Pecorino Romano, përziejini sërish dhe hiqeni nga zjarri.