Në një intervistë për "Shqiptarja.com", themeluesi i PD tregon nisjen e themelitim të partisë, thirrjen që i bënë Berishës për të qenë në krye të kësaj lëvizje e deri te largimi i tij nga partia. Sipas tij asnjë nga këta nuk duhet të ishte në garë, pasi PD ka vlera nga studentët e dhejtorit si dhe ish-të përndjekurit.
Si ka nisur karriera juaj në radhët e lëvizjes studentore dhe më pas në strukturat e PD?
Unë kam qenë kryetar i Lëvizjes Studentore në Shkodër, kam qenë udhëheqës i demonstratës së 13 dhjetorit, demonstrata e parë antikomuniste që ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1991, ku rrëzuam bustin e Enver Hoxhës. Ishte herë e parë që shqiptarët dilnin në revolta kaq masive, ku kishte rreth 100 mijë vetë kundër regjimit të Enver Hoshës. Më pas kam qenë gjithashtu dhe kryetar i grevës së urisë po në Shkodër kundër manipulimit të votave në zgjedhjet e para parlamentare që u bënë dhe kam kërkuar dorëheqjen e presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia. Kam qenë kryetar i grevës së urisë, kryetar i unionit studentor të Partisë Demokratike të studentëve në Shkodër. Jam ndër të parët njerëz që kam dalë dhe këtu në Tiranë kundër Partisë së Punës. Pas disa studentëve mund të jem i katëri a i pesti që jam bashkuar me grupin protestues që kemi nisur demostratat. E pa pikë dyshimi e them që jam ndër të parët themelues të PD e pishtar i demokracisë. Për këtë kam marrë dhe medalje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dekorat nga qeveria turke si dhe qytetar nderi i Kukësit.
Këtu ka nisur të themi fillimi juaji në PD?
Po. Unë kam qenë ndër themeluesit e partisë. Nuk është se studentë të tjerë më thirrën mua për tu bërë pjesë e kësaj partie, por unë i thirra të tjetër. Kujtoj këtu që dhe Azem Hajdari ka ardhur katër ditë pas nesh dhe është bashkuar me lëvizjen. Ne kemi qenë një grup studentësh që e kemi nisur të parët fillimin e kësaj partie.
Përveç Azem Hajdarit, keni qenë dhe me studentë të tjerë?
Po. Me ne ka qenë Shinasi Rama, Myrtar Gjana e shumë të tjerë. Lëvizja e dhjetorit ka pas mbi 6 mijë studentë, por këta kanë qenë ndër emrat më të dëgjuar. Unë kam kam njohur më shumë kryetarët e studentëve që kanë përfaqësuar insitutet e asaj kohe.
Më pas si ka vazhduar lidhja juaj me PD?
Në Partinë Demokratike kam konkuruar qysh në Shkodër. Nga 142 votues fitova 140 vota me votim të fshehtë dhe u zgjodha kryetar i partisë. Pas kësja gjithmonë kam qenë kryetar i Partisë Demokratike, i seksioneve, i grup seksioneve të PD. Në vitin 1993 kam punuar në Shërbimin Informativ Kombëtar, në apartin qendror në detyrë të lartë. Kam mbaruar studimet Histori-Gjografi në vitin `93. Po ashtu në vitin 2001 kam mbaruar akademinë e zbulimit të Turqi, ku kam marrë gradën kolonel dhe titullin doktor profesor. Më pas kam mbaruar dhe Akademinë Ushtarake.
Si ka nisur lidhja juaj me zotin Berisha?
Unë me z.Sali Berisha jam njohur që në vitet `90. Kanë qenë dhe njohje familjare. Ai është njohur më parë më vëllezërit e mi. Por në lëvizjen e dhjetorit, ne një grup tropojanësh edhe pse studentë, vendosëm që të thërrasim një intelektual më të madh se ne, pasi ishim vetëm në vit të tretë dhe të katër e nuk mund të qheshim intelektualë në atë kohë. Menduam që të vinin në krye të kësaj lëvizje dhe më pas partie një njeri si Berisha. Ai në atë kohë ishe doktor profesor ishte më shumë i pregatitur se ne. Ishte intelektual që pak a shumë kishte dalë kundër partisë së punës dhe për këëtë kishte botuar shkrime te gazeta “Drita” e më vonë te “Bashkimi”. Kjo është ardhja e tij, ashtu siç e ka shpjeguar dhe ai pasi ka qenë në Itali me shërbim e më pas është kthyer për të qenë në krye të kësaj lëvizje. Për këtë Berisha ka folur dhe vetë. Që prej asaj ditë edhe sot ai ka qenë kryetar partie.
Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja nga vitetet `90 e deri më tani me z.Berisha?
Unë jam ndier gjithmonë një nga njerëzit më të zgjuar të PD, pavarësisht se nuk kam konkuruar më, pasi jam marrë më shumë me studime. Që pas ardhjes së Partisë Socialiste nuk kam pranuar më që të punoj në shtet. Jam marrë më shumë me botën e biznesit si dhe kam botuar 6 libra deri më tani.
Që pas largimit të Berishës nga drejtimi i kësaj partie, emri juaj është përfolur për të marrë pjesë në garën për kreun e ri të PD. Emri juaj nuk doli si kandidaturë nga Kryesia. Cili ishte arsyeja?
Gjatë bisedave të mia telefonike me kryetarin në detyrë të PD, Sali Berisha, u pa e arsyeshme nga ana e tij që të mos përfshihem në garë për shkak sepse unë mund të merrja shumë vota, a mund t`i prishja punë dikujt që ai e ka vendosur që të ketë kryetarin e ardhshëm të PD. Më ka telefornuar 3-4 herë për këtë. Nëse do garoja vetë i binte që unë të hyja në garë në mënyrë të pabarabartë. Do të hyja në garë dhe do të humbja. Nuk do më krijoheshin kushtetet e barabarta për garën ashtu si do tu krijoheshin kandidaturave që do të dilnin nga Kryesia. Gjithësesi mendoj se ani nuk ka për tu shpëkutur asnjëherë nga PD.
Pse thoni se nuk do t'u krijoheshin kushtet?
Po nëqoftë se do të kandidoja, degët e Partisë Demokratike nuk do të kishin asnjë angazhim të mblidheshin e të diskutonim, të parashtroja platformën e programin. Që këtu do isha një humbës jo i drejtë i kësaj gare. Gjithësesi po të konkuroja të gjithë do ta dinin se çfarë rezultati do të merrja. Kjo nëse do të konkuroja me kushte barabarta nga Kryesia. Meqenëse kjo nuk mu lejua nga Berisha, atëherë as unë nuk e pashë të arsyeshme që të çoja dokumenete në administratën e PD.
Ndjeni keqardhje për këtë fakt, duke marrë parasysh se jeni një nga themeluesit dhe nuk e provuat të qenurit drejtues i PD?
Deri diku, por duke qenë se unë jam një ndër biznesmenët e njohur në vend, por edhe jashtë, mendoj se talentit që kam treguar gjithmonë këtë fushë do ta tregoja dhe në ktye të PD. Mendoj se do reformoja PD e do ta ktheja më djathtas. Do të largoja të gjithë pjesëmarrësit e qeverisjes 8 vjeçare, të gjithë pa përjashtim.
Do t`i largonit nga partia?
Po nga partia dhe postet drejtuese të partisë, sepse janë po këta njerëz që shkaktuan humbjen më të thellë në histori të PD. Kanë parë vetëm bizneset e tyre, familjarët e tyre e të gjitha punët e tyre. Nuk janë marrë demokratët e thjeshtë. Vetë fakti që demokratët u ndjenë të përjashtuar gjatë kësaj periudhe 8 vjeçare, ata votuan kundër. Ashtu siç votuan në Shkodër, në Tropojë, ku PS mori rreth 3 mijë e 500 vota, gjë që s`ka ndodhur kurrë më parë. Pamë që në gjithë Shqipërinë harta u ngjyros rozë. Pra këta njerëz që e çuan PD-në drejt kësaj humbje të madhe, po konkurojnë përsëri me njëri-tjetrin. Pavarësisht se ky grup e ka çuar PD në këtë humbje, me pafytyrësi del dhe konkuron. Këta njerëz nuk duhet të konkuronin më kurrë për këtë post. Të dy konkuruesit janë dy ish- ministra në disa poste të kësaj qeverie, që rezultoi qeveria më armike e popullit. Me rreth 1 milion vota kundër. Të dy janë pjesëmarrës në këtë histrori. Unë iu uroj suksese që të dyve, por kjo tregon se PD po mbetet me po ato figura që e çuan drejt humbjes. E shoh shumë të largët ardhjen e PD në pushtet me këta njerëz. Kur PS të ketë bërë 5 herë më shumë seç ka bërë PD, atëherë mendoj se këta njerëz mund ta kthejnë të djathtën në pushtet. Mendoj se kushdo qoftë që do të ishte në këtë garë, të ishte të paktën një figurë jo e përfolur në qeverisjen 8 vjeçare të PD. Kjo përmbysje ka ndodhur vetëm në vitin `92 për qeverinë e Hoxhës, ku të gjithë njerëzit kanë votuar kundra.
Keni ndonjë emër konkret që mund të ishte i duhuri në garë?
PD-ja mirë do të ishte që të kishte studentë të dhjetorit të `90, mirë do të ishte që të kishte të përndjekur politikë, pasi kjo parti u themelua dhe u mbështet nga të përndjekurit politik, nga sindiktatat e pavaruara të asaj kohe, të cilat e kanë detyruar dhe qeverinë Nano të japë dorëheqje. Nuk duhet që të harrojmë që të përdjekurit politik duhet të jenë baza e PD, pasi janë rreth 350 mijë të përndjekur politik bashkë me familjet e tyre, të cilët duhet të ishin votë e PD. Në këtë rast tregoi se asnjë nga këta nuk votoi për PD. Votat treguan që e humbi bazën e vetë.
Pas moslejimit të kandidimit tuaj për kreun e PD, si janë marrëdhëniet tuaja me Z.Berisha?
Mendoj që marrëdhëniet e mia do të jenë zyrtare, ashtu siç kanë qenë. Mendoj se do të vazhdojë me miqësinë e dikurshme, por sigurisht që çdo gjë ka kohën e vetë. Njeriu nuk është i përjetshëm, duhet të mendojë që është dhe i zvendësueshëm. Jemi në 2013 duhet të dalin emra të rinj, ata që kanë qenë në të kaluarën duhet t`i përkasin të kaluarës. Gjërat e vjetra do t`i harrojmë.
Si e shikoni platformën e dy kandidatëve për kreun e PD?
Ata nuk kanë një platformë. Nuk kanë se çfarë të nxjerrin të re, pasi kanë qenë pjesë e qeverisë dhe nuk kanë se çfarë t`i thonë popullit. Mendoj se kryetari është i përcaktuar. Pavarësisht se z.Olldashi është një kandidaturë e fortë e këtij grupi, do të afrohet me vota shumë, por mendoj se do të fitojë z.Basha. Ky është dhe orientimi. Z.Olldashi ka lidhje më shumë me PD është dhe militant dhe politikan. Për mendimin tim ai duhet të ishte në krye pasi i njeh më mirë strukturat e PD. Nuk vjen nga rruga. Nuk mendoj se është i emëruar në PD, por ka një të shkuar të mirë me PD, i njeh demokratët.
A do të shkëputeni tashmë nga PD?
Absolutisht. Në momentin më të parë do të konkuroj përsëri për kreun e saj. Do të vazhdojë t`i qëndroj më afër PD. Ajo është partia jonë. Këta po e përdorin për momentin. Unë e shof që ky konkurim do të hapet përsëri, sepse në zgjedhjet më të parë kryetari i ri do të humbasë. Në votimin më të parë që do të ndeshen me PS, që janë zgjedhjet lokale pas dy vitesh, këta do të humbasin. Këtë e them me plot gojën, sepse nuk dinë të udhëheqin. I kemi parë modelet e udhëheqjes që të dyve që kur kanë qenë pjesë e qeverisë. Nuk shpikin asgjë të re ata, nuk do të ndryshojnë. Thjesht do të luajnë rolin e të bukurit dhe të mirit tani sa për të marrë votat dhe do ta mbyllin përsëri ashtu sië e kanë mbyllur dhe me ministritë. Duhet të jetë një njeri shumë i fortë që do të përballet me Edi Ramën. Gjithësesi unë i uroj fitoren PD për zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se PD duhet të ribashkohet, duhet të bashkohen të gjithë vetëm të bashkuar mund ta mundim PS.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)