Budapest, statuja e Skënderbeut
ambasadori: Do të ndryshojë

Budapest, statuja e Skënderbeut<br />ambasadori: Do të ndryshojë
Shtatorja e Skënderbeut do të ndryshohet. Kjo është përgjigjja e ambasadorit shqiptar në Hungari, Arian Spasse, pas kritikave të ashpra që kanë bërë artistët dhe dekani i arteve figurative Ardian Isufi për imazhin e shtatores së Skënderbeut që do të vendoset në Budapest.

Reagimet u bënë për shkak se Skënderbeu i realizuar nga skulptori hungarez, Mihaly Gabor, nuk kishte asnjë ngjashmëri me portretin e heroit.

Pas kësaj, ambasadori Spasse përmes një statusi në faqen e Ambasadës sqaron ndër të tjera se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket.

Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan ambasadori Arian Spasse. Madje edhe dy fotografitë e mëparshme që ambasadori kishte postuar janë hequr nga faqja.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë