Buding me biskota
Përbërësit:
- 100 gr biskota ose bukë e thatë
- 3-4 filxhanë çaji qumësht
- 1 filxhan çaji sheqer
- 3 kokrra vezë
- 1 filxhan kafeje rrush i thatë
Përgatitja:
Biskotat ose buka e thatë priten në copa. Regjen me qumësht të vakët për 10 minuta, duke i vendosur në tenxhere të mbuluar me kapak. Ndërkohë ndahen të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat e vezëve rrihen me sheqer, ndërsa të bardhat rrihen veçmas derisa të bëhen një masë e qëndrueshme. Rrushi i thatë, biskotat ose buka e thatë hidhen te të verdhat. Pastaj shtohet marenga duke e përzier me kujdes që të mos ulet shkuma. E gjithë masa hidhet në tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me sheqer ose në forma. Vendoset në furrë në 170-180 për 30-40 minuta. Pasi të jetë pjekur dhe ftohur, hiqet nga forma dhe spërkatet me lëng reçeli.
Komente












