Nuk ka paqe për statujën e Lionel Messit në Buenos Aries. Statuja u shkatërrua sërish nga disa vandalë, të cilët e goditën atë nga këmbët dhe pjesën e këputur e lanë të braktisur në trotuar.
/Shqiptarja.com
Nuk është hera e parë që statuja e “pleshtit”shënjestrohet nga të panjohur. Në janar, në "Viale della Gloria", ajo u shkatërrua tërësisht.
Statuja fundit e shkatërruar ishte pjesë e një serie skulpturash të dizajnuara posaçërisht për të nderuar sportistët më të mëdhej të argjentinës si Guillermo Vilas, Gabriela Sabatini, Manu Ginobili, Juan Manuel Fangio dhe Luciana Aymar.

(Statuja e shkatërruar e Lionel Messit në Buenos Aries)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












