Buffon i jep 3 pikë Juventusit ndaj
Fiorentinës, pret penallti në min '90

Buffon i jep 3 pikë Juventusit ndaj<br />Fiorentinës, pret penallti në min '90
Me golat e Mario Mandzukic në minutën e 39 dhe Alvaro Moratas në minutën e 83, Juventus e ka mposhtur në transfertë Fiorentinën 2:1.
 
Për vendësit shënoi Nicola Kaliniç, i cili e humbi edhe një penallti në minutën e 90-të.
 
Kroati shënoi më herët, në minutën e 81, duke barazuar përkohësisht ndeshjen, por në momentin deciziv të takimit, kur kishte në dorë fatin e "vjollcëve" për t'i nxjerrë të paktën me një pikë nga shtëpia e tyre, ai gabon nga pika e bardhë e penalltisë. 
 
Juventus shkëputet në renditje me 12 pikë nga ndjekësi më i afërt, Napoli, të cilët nesër përballen në transfertë me Romën. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)