Buffon,veterani i portës juventine
100 ndeshje në Champions

Buffon,veterani i portës juventine<br />100 ndeshje në Champions
Në ndeshjen e tij të 100 në Ligën e Kampioneve, atë ndaj Monaco, Gianluigi Buffon bëri një paraqitje në kufijtë e së përkryerës.

Veterani i portës juventine u shndërrua në një mur të pakalueshëm për sulmuesit e Monaco, Mbappe e Falcao, duke e ruajtur sërish portën e tij të paprekur.

Në këtë sezon të Champions League, Juventus është skuadra që ka pësuar më pak gola, vetëm 2 në 11 ndeshje të luajtura.

Të vetmet sfida që Buffon ka parë që topi të kalojë vijën e portës së mbrojtur prej tij, kanë qenë ato me Lyon dhe Sevilla.

Një formë e tillë e legjendës së “Zonjës së Vjetër” ka bërë që tifozët të pushtojnë internetin dhe të kërkojnë dhënien e Topit të Artë për këtë portier, për të cilin duket se vitet nuk kalojnë, duke parë rendimentin që ai ka në fushën e lojës.

Ndërkaq, në përfundim të sfidës, talenti Mbappe' iu afrua portierit Buffon dhe i kërkoi fanelën, kërkesë që iu plotësua menjëherë.

“Ia dhashë fanelën time Mpappesë. Kur isha shumë më i ri, i bëra një kërkesë të tillë një prej futbollistëve të tjerë dhe ai nuk e plotësoi dhe kjo më bëri të ndihesha shumë keq”, tha Buffon.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje