Bujanoc, sulmohet rajoni i policisë

Bujanoc, sulmohet rajoni i policisë
BUJANOC- Organizata e quajtur “Lëvizja e lirisë” e ka marrë përsipër sulmin ndaj postoblloku policor në Dobrosin të Bujanocit, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm.

Media serbe bën të ditur se sulmi zgjati rreth 3- 5 minuta. Ndërkohë që Drejtoria rajonale për informim e “Lëvizjes së Lirë” thotë se aksioni u krye njësia Shqiponjat e Lirisë, të Gardës së Gjergj Kastrioti Skënderbeu të kësaj organizate.
Në këtë aksion janë përdorur pushkë automatike, pushkë mitraloz, dhe armë të tjera. Eprori i kësaj njësie njofton për 1 të plagosur në radhët e tyre.

“Edhe një herë i tërheqim vërejtjen forcave serbe që të ndërpresin cdo veprim të terrorizmit shtetëror që ushtrohet mbi shqiptarët e kësaj ane. Ne nuk kemi ku të shkojmë jashtë shtëpive tona, aty do të qëndrojmë” - thuhet në njoftimin e organizatës Lëvizja e Lirë.

Ndërsa në media serbe, duke iu referuar policisë serbe thuhet se të shtënat kanë ardhur nga territori kosovar. Faktorin ndërkombëtare e thërrasim që të ndërhyjnë sa më parë dhe të vendosin trupa paqëruajtëse në këtë rajon. Postblloku i përbërë nga policë shqiptarë dhe serbë, ndodhej rreth 100 metra nga territori i Kosovës.  E njëjta postë policore u sulmua dhe më 17 maj por nuk pati të plagosur.

Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit që raportohet për sulm në të njëjtin vend. Më 17 maj, policia serbe tha se postblloku u qëllua me armë nga drejtimi i Kosovës, por sulmi kaloi pa pasoja në njerëz.

NE DOBROSIN NE 2000 U THEMELUA UÇP
Në fshatin Dobrosin, ku raportohet se ndodhi incidenti, në vitin 2000 ishte themeluar Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.
Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët