Në Bujanoc sot janë djegur fjetoret e refugjatëve, ku jetonin pesë familje nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 22:00, teksa fjetorja prej druri 20 metra katrorë është djegur brenda dhjetë minutave pavarësisht ndërhyrjes së shtatë zjarrfikëseve. Zv/komandanti i zjarrfikëses, Dejan Stanojeviç ka deklaruar se supozohet se zjarri shpërtheu për shkak të “pakujdesisë”. Por, sipas tij, do të zhvillohet një hetim për shkaqet e këtij incidenti.

Incidenti raportohet pa pasoja të mëdha dhe vetem një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital. Zjarrfiëkset arritën të frenonin përhapjen e zjarrit në banesa të tjera.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)