Nga një fond personal prej rreth 7 mijë pikturash, 37 punime nga piktori i njohur Bujar Zajmi, janë prezantuar si pjesë e një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, atë të çelur së fundmi në titullin "Bujar Zajmi në një koleksion".
37 punimet e prezantuara në këtë ekspozitë, janë në pronësinë e koleksionistit dhe studiuesit Jaho Brahaj, njërit prej të apasionuarve, ndjekësve dhe koleksionuesve më të mëdhenj të artistit Bujar Zajmi, i cili përveç se gëzon këto dhurata të çmuara si pjesë e një fondi majft të pasur me autenticizëm dhe frymë shqiptare, ishte dhe shtysa e realizimit të prezantimit të 37 punimeve të Bujar Zajmit.
Portrete epike, dhe kostumet tradicionale vijnë të pasyruara nga veprat e Zajmit, i cili i sjell me nostalgji nga e kaluara dhe si një bazament artistik kombëtar.
"Kostumet tona tradicionale vijnë si një vepër e vetë popullit", shpreht dhe vetë piktori Bujar Zajmi, duke treguar se pikërisht aty ndodhet karakteri, dhe po vetë përkatësia ku Zajmi bën pjesë.
Portrete burrash malësore, por më shumë grash e nënash, vijnë në ekspozitën "Bujar Zajmit në një koleksion", duke risjellë në vëmëndjen e publikut, artin që ndodhet në vlerat e vetë karakterit pasqyruar nëpërmjet portreteve, ashtu edhe ato popullore të cilat pasqyrohen nëpërmjet kostumeve tradicionale.
/atsh/
/Shqiptarja.com