Tregjet shqiptare kanë tashmë prodhuesit e parë me vulën e cilësisë ‘Made in Albania’. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shpërndau dje certifikata për shtatë prodhues të verës, vajit të ullirit dhe mjaltit, duke garantuar që këto subjekte respektojnë standarde të larta higjieno-sanitare. Vula e cilësisë është e vlefshme për një periudhë 1-vjeçare nga data e dhënies së saj, ndërsa më pas prodhuesi i nënshtrohet sërish kontrollit për ta përfituar apo jo atë. Vula e cilësisë do të shpërndahet edhe për produkte të tjera.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









