Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka thirrur në interpelancë ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Në thelb të kërkesës së interpelancës janë politikat për kostot, çmimet e grumbullimit, shitjes me pakicë dhe eksportit këtë mandat.

Kërkesa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi është depozituar në datë 3 tetor, ndërsa interpelanca do të zhvillohet në seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.

Kritikat e Braçes për drejtimin e sektorit të bujqësisë mandatin e kaluar nga LSI janë të njohura, ndërsa tashmë i paraprinë politikave për mandatin e dytë. 

interpelanca
Kërkesa për interpelancë

dy.b/shqiptarja.com