Bujqësia, PS i përgjigjet Bashës
"Fshati shqiptar po rimëkëmbet"

Bujqësia, PS i përgjigjet Bashës<br />"Fshati shqiptar po rimëkëmbet"
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, që sipas tij bujqësia është në kolaps. Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti tha shifrat dhe faktet që flasin vetë, ndryshe nga koha kur në qeveri ishte Berisha. Sipas saj është fakt që në një vit në fshat janë rritur edhe eksportet edhe të punësuarit, tregon se fshati shqiptar po rimëkëmbet.

Gjylameti tha se sot, ndryshe nga koha e Berishës nafta në fshat rimbursohet 100% për këdo që ka faturë të rregullt. Ajo gjithashtu tha se kreu i PD-së në vendet që shkon pengon gazetarët të marrin pjesë në aktivitet, duke sjell lajme të servirura me kasetë.


Për qeverinë e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për plot tetë vjet rresht, çdo shqiptar që banonte në fshat quhej i punësuar. Të gjithë e mbajnë mend Saliun që një vit thoshte do mbjellin lajthi, vitin tjetër harronte lajthitë e kujtohej për ullinjtë, më pas për hudhrat dhe qepët e si përfundim ata që vuanin ishin bujqit e fermerët, të cilëve u kalbej prodhimi.

Lulzim Basha ka disa probleme të mëdha me të cilat herët ose vonë duhet të përballet: Së pari, duhet ta mbledhë mendjen e të mos i bëhet krahë informalitetit. Sot, ndryshe nga koha e Saliut, nafta në fshat rimbursohet 100% për këdo që ka faturë të rregullt, njësoj siç përfiton ulje në TVSH çdo fermer që paraqit faturë të rregullt për pesticidet dhe imputet bujqësore. Por sigurisht, që të përfitosh nga shteti duhet të jesh i rregullt me shtetin. Pasi ka mbaruar koha e informalitetit të Saliut dhe Lulit, që nxisin anarkinë, mospagimin e energjisë, ujit apo detyrimeve të tjera që kanë edhe ata që jetojnë e punojnë në fshat.

Së dyti, Luli duhet të shpëtojë nga frika e përballjes me realitetin. Nuk ka pse të refuzojë gazetarët e ti pengojë ata në aktivitetet ku merr pjesë. Lajmet e servirura me kasetë, siç ka bërë rëndom gjatë gjithë karrierës së tij, tregojnë se Luli nuk është i sigurt as në atë që thotë, as në atë që qytetarët do i thonë. Ndaj preferon censurën dhe përzgjedhjen e informacionit nga zyra e tij e shtypit, jo nga media e lirë dhe gazetarët profesionistë.

Ndërkohë, sa i përket fshatit, janë shifrat dhe faktet që flasin vetë, shumë herë më mirë se zëdhënësit e opozitës apo të qeverisë. Fakti që në një vit në fshat janë rritur edhe eksportet edhe të punësuarit, tregon se fshati shqiptar po rimëkëmbet. Sigurisht ka ende shumë për të bërë, por ky është vetëm fillimi i mbarë, ku qeveria e re po plotëson dita ditës premtimet e bëra.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar