"Bujqësia", Ahmetaj-Vasilit:
Heqim pengesat me Maqedoninë
PDF/Letra e Ahmetaj dërguar Vasilit

Heqim pengesat me Maqedoninë
PDF/Letra e Ahmetaj dërguar Vasilit">
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur sot letrës së kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili lidhur me problematikën në sektorin bujqësor.

Një ditë më parë, deputeti i LSI iu drejtua ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit Edi Rama për bllokimin në doganë nga pala maqedonase të eksportit të produkteve shqiptare, për shërbimin doganor dhe pagesat Cash në dorë.

Në përgjigje të shqetësimeve të Vasilit, ministri Ahmetaj thekson se po punohet me palën maqedonase për të adresuar problemet, me qëllim heqjen e pengesave artificiale dhe barrierave joligjore ndaj eksportuesve shqiptarë.

"Në lidhje me shkëmbimet tregtare me Maqedoninë dhe problemet që iu krijohen eksportuesve shqiptarë të produkteve bujqësore nga strukturat përgjegjëse të vendit fqinj, sqaroj se jo vetëm tani, por edhe më parë, në detyrën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, kam qënë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Ekonomisë dhe Ministrin e Financave të Maqedonisë për të transmetuar çdo shqetësim që fermerët dhe eksportuesit shqiptarë kanë hasur në kufi, shpesh herë kjo si rezultat i pengesave burokratike për të frenuar konkurrencën e lirë dhe mbrojtjen e prodhimit vendas në kundërshtim të hapur me parimet e CEFTA-s. Me të njëjtin angazhim po punojmë edhe në Ministrinë e Financave për të adresuar problemet me palën maqedonase, me qëllim heqjen e pengesave artificiale dhe barrierave joligjore ndaj eksportuesve shqiptarë", thuhet në letrën e Ministrit të Financave.
 
Sa i takon moslejimit të pagesave CASH, Ahmetaj përgjigjet duke theksuar se është një nismë e ndërmarrë në përpjekje për të reduktuar informalitetin në Ekonomi.
 
Shqetësimit të tretë të Vasilit, atë për shërbimin doganor, Ahmetaj i përgjigjet se doganat janë urdhëruar të jenë “24 orë në 24” në dispozicion të eksportuesve, edhe pse nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e eksportuesve.

Muaji Prill ka nisur me një debat mes dy partive qeverisëse, PS dhe LSI lidhur me sektorin e bujqësisë.

I pari që e ka nisur këtë debat, ishte kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe i cili akuzoi Ministrinë e Bujqësisë të drejtuar nga LSI si të paaftë dhe shkaktare të disa problemeve të rëndësishme të fermerëve në Lushnjë.

Një ditë më pas, Petrit Vasili ju drejtua me një letër kryeministrit Rama ku i kërkonte ndërhyrje emergjente në sektorin bujqësisë, dhe i sugjeronte disa ndryshime në praktikën doganore të prodhimeve bujqësore.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501