Bujqësia,Braçe ‘luftë’ qeverisë:
Kur do i çlironi imputet nga TVSH

Bujqësia,Braçe ‘luftë’ qeverisë:<br />Kur do i çlironi imputet nga TVSH<br>
Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku ka qenë deputeti socialist, Erjon Braçe, që i është drejtuar me disa pyetje qeverisë. Braçe ka zhvendosur debatin nga Kuvendi, ku zhvilloi një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, te Komisioni i Ekonomisë, ku në fokus janë shqetësimet mbi sektorin e bujqësisë.

Duke vënë theksin te kostot jashtëzakonisht të larta të fermerëve, Braçe pyeti qeverinë se kur do të bëjë të mundur çlirimin e imputove të bujqësisë nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në përgjigje të tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit. Në Komision e Ekonomisë deputetët e PD janë larguar, ndërsa LSI ka qëndruar. 

VIDEO/ Debate në Komisionin e Ekonomisë 

Braçe-qeverisë: Kur do bëhet e mundur që imputet e bujqësisë të çlirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar? Çmimet e raportuar kanë qenë në ulje apo në ngritje? Kostot janë jashtëzakonisht të larta.

Ahmetaj: Janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit, madje po e mbani mend ju vutë një detyrë që a do dilnin brenda 1 janarit 2016 dhe ato dolën më shpejt. Pra janë gati 23 akte, të cilat kanë dalë në zbatim të atij ligji, duke prekur çdo lloj klauzole.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS