Bujqësia, Braçe: Turp, s'ka treg!
Panariti: E zgjidhim 4 vitet e ardhshme

Bujqësia, Braçe: Turp, s'ka treg!<br />Panariti: E zgjidhim 4 vitet e ardhshme
Çmimet e prodhimeve të bujqësisë në vend kanë çuar në përplasje deputetin socialist Erion Braçe dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti.
 
Nëpërmjet një statusi në Facebook deputeti socialist Brace është shprehur se është i shqetësuar për çmimet e prodhimeve të bujqësisë që fermerët po i shesin nën kosto të detyruar nga rrethanat.
  
Mesazhi i Braçes:
 
Më falni, po kam një hall “banal”,
jo kaq të madh sa pushteti!!
CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!
Tani, në mëngjes, në Divjake,
200 lekë të vjetra për kilogram patatja e
250 lekë të vjetra për kilogram qepa!!
Ky është krim!
2 herë më poshtë se kostoja çmimi i patates.
2 herë më poshtë se kostoja çmimi i qepës.
As që ka të krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit në kosto;
Për fitim as që u bë fjalë!
Kontrollova tregun e madh të shumicës tani,
në autostradë në Tiranë dhe,
patatja po u shitet tregtarëve të pakicës nga ata të shumicës që kanë grumbulluar prodhimin në Divjake, me 750 leke, qepa me 800 lekë!!
 
Ky është krim edhe më i madh!
Se të shiteshin këtu me 300 e 350 lekë për njerëzit që ushqehen, do ishte gjysma e të keqës;
Njerëzit do blinin e produkti do tërhiqej nga Divjaka, bujqit në të gjithë Lushnjen në fakt!
 
Por makuteria e ketyre po “tapos” tregun, po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.
 
E di cdo te thote kjo minister?
 
Qe sezonin e ri, ata qe po vjen, te mos kete me kush para per te mbjelle!
 
Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj, keshtu me specin ne Spolate, keshtu e me keq me kastravecin kudo, keshtu edhe me pataten e qepen.
 
Per tua kujtuar,
besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?!
 
E mbani mend polonine qe edhe e beri kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake, por ne kufi zbuloi se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?!
 
Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe,
asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone, te Divjakes e Lushnjes se pari!
Po e perseris,
ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!
 
Reagimi i Panaritit:
  Por menjehere ka reaguar ministri i Bujqesise ndaj kritikave te Braces.

 “Përshëndeta marrëveshjen poltike, e cila garanton një proçes zgjedhor të pakontestueshëm dhe nga ku askush nuk ka dalë i humbur.
 Në lidhje me çmimet e produkteve bujqësore, deklarova se, me programin e LSI, për 4 vitet e ardhshme, bujqësisë do t’i 5-fishohen fondet, ndërsa do të ndërmarrim masa drastike për të mbrojtur prodhimin vendas
,” tha Panariti.
 
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan