Sipërfaqet e mbjella me grurë janë tkurrur ndjeshëm në zonat e Tërbufit dhe Grabjanit, të cilat njihen për traditën dhjetëra vjeçare të kultivimit të kësaj kulture bujqësore.
Sipas të dhënave të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë për këtë vit bujqësor janë mbjellë me kulturën e grurit rreth 5.200 hektarë tokë në gjithë bashkinë e Lushnjës nga 8.400 që ishin një vit më parë.
Fermerët tregojnë për Report Tv se shkak është bërë rritja e kostos së prodhimit ku përfshihen punimet mekanike dhe trefishimi i çmimit të plehrave kimike.
"Duke parë këto çmimet e nitratit, uresë, dapit, sivjet janë trefishuar, nga 30-32 që e merrnim vjet nitratin, sivjet ka shkuar tek 95. Ureja nga 35 ka shkuar 110. Dapi gjithashtu nga 50 e kemi marrë 110-115", tha Sulejman Disha.
"Sot mora 7 kuintal ure edhe do iu hedh nga 20 kg rre sot edhe më shkon 900 mijë", u shpreh Astrit Daka.
"Këtë vit nuk kam mbjellë fare grurë se s'ka ç'më duhet gruri me këto çmime që kanë vajt plehrat. Ne plehun e kemi marrë me 45-48 na dukej shumë, kurse tani ka vajt 110 ureja", thotë një tjetër fermer, Bujar Koçi.
"Ja pra një thes nitrat se nuk e merr dot, me ça ta marrësh. 45 mijë lekë", u shpreh Altin Bruka.
Rritja e kostos së prodhimit çon edhe në rritjen e çmimit të produktit. Një kuintal grurë në fushat e Lushnjës shitet nga 3.5- 4 mijë lek, ndërsa gruri i importit vjen me 3 mijë lekë për kuintal. Kësisoj grumbulluesit nuk kanë interes për prodhimin vendas, ndaj tregu dominohet nga gruri serb dhe rus.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
VIDEOLAJM/ Partnerja e Princ Lekës ia merr valles në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit
21 Janar, 16:00
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
19 Janar, 19:27
UL CIMMET E NAFTES dhe te plehrave o edi rama o maskara se po mbjellin fshataret tokat me gomere...
Përgjigju