Bukë me patate me miell thekre
Përbërësit:
- 600 gr patate
- 100 ml ujë të vakët
- 7 gr maja buke
- 300 gr miell gruri integral
- 150 gr miell thekre
- 30 gr miell hikrre
- 10 gr kripë
- 3 lugë supe vaj ulliri
- Thërrime tërshëre (për sipër)
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë. Patatet e ziera i kalojmë në rende. Shtojmë tre llojet e miellit, kripën dhe majanë. E punojmë brumin duke shtuar ujin e vakët dhe vajin e ullirit. Brumin e përgatitur e mbulojmë me letër kuzhine plastike dhe e lëmë të vijë në ambient të ngrohtë derisa të dyfishohet në volum. Pasi brumi të jetë gati, e vendosim në tepsi duke i dhënë formën sipas dëshirës. E lyejmë sipërfaqen pak me ujë, e mbulojmë me thërrime tërshëre dhe e vendosim të piqet në furrë në 180°C për rreth 40 minuta.
Komente












