Përbërësit:
- 1 pako maja e butë
- 5 gota miell
- 4 gota ujë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje sheqer
- ½ gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon
- 20–25 ullinj pa bërthamë
- 1 filxhan i vogël susam
- Rozmarinë
Përgatitja:
Shkrijmë majanë në 1 filxhan kafe me ujë të vakët dhe pak sheqer. Sitim miellin, hapim një gropë në mes dhe shtojmë pak nga pak ujin. E përziejmë derisa masa të bëhet e trashë në mënyrë të qëndrueshme. Shtojmë vajin e ullirit, kripën dhe rigonin dhe e trazojmë. Shtrijmë brumin në një tepsi të lyer, rreth dy gishta trashësi. E lëmë tepsinë në temperaturë ambienti që brumi të fryhet. Më pas shpërndajmë sipër ullinjtë dhe rozmarinën. E lëmë mënjanë për 15 minuta. Në fund e spërkasim me susam dhe mbulojmë sipërfaqen me letër pjekjeje. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Heqim letrën dhe vazhdojmë pjekjen derisa buka të marrë ngjyrë të artë.
Shënim: Përgatitja e brumit mund të bëhet edhe me 2 gota ujë + 2 gota qumësht.
Komente












