Bukë misri me presh dhe shëllirë
Përbërësit:
- 400 g miell misri
- 1 presh
- 200 ml ujë i nxehtë
- 100 ml shëllirë
- 1 gotë qumësht
Përgatitja:
Në tigan kaurdisim preshin e grirë sa të zbutet me pak qumësht dhe vaj ulliri. Në tas përziejmë preshin me miellin, shëllirën dhe ujin e nxehtë sa të bëhet brumë. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe miell misri. E pjekim në furrë të parangrohur me 200° sa të marri ngjyrë të kuqerremtë. E shoqërojmë me djathë ose speca me gjizë turshi.












Komente
Komento