Bukë misri me presh dhe ullinj
Përbërësit:
- 1 presh i prerë hollë
- 100 gr ullinj pa bërthamë
- 1 gotë kos
- 1 vezë
- 400 gr miell misri
- 1 lugë çaji sodë buke
- 200 ml ujë
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri për tavën
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180°C. Në një tigan, kaurdisni lehtë preshin me pak vaj ulliri derisa të zbutet dhe lëreni të ftohet. Në një tas të madh rrihni vezën me kosin dhe ujin. Shtoni sodën e bukës dhe kripën. Hidhni gradualisht miellin e misrit duke e përzier derisa të formohet një masë homogjene, jo shumë e trashë. Shtoni preshin e kaurdisur dhe ullinjtë; përziejini mirë. Lyejeni tavën me vaj, hidhni masën dhe niveloni sipërfaqen. Piqeni për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të pushojë 10 minuta, më pas priteni dhe shërbejeni.
Këshillat e Albanës: Për shije më të pasur, mund të shtoni piper të zi ose rigon. Nëse dëshironi një teksturë më të butë, zëvendësoni 50 ml ujë me qumësht.
Komente












