Përbërësit:
- 1 gotë vaj luledielli
- 1 gotë qumësht
- 200 gr proshutë ose sallam
- 500 gr miell
- 500 gr djathë i bardhë
- Piper i zi, sipas shijes
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180°C. Në një enë të madhe përzieni vajin, qumështin, proshutën ose sallamin e grirë, djathin feta dhe piperin. Shtoni pak kripë vetëm nëse është e nevojshme. Shtoni miellin gradualisht dhe përziejini derisa të formohet një brumë i butë dhe homogjen. Formoni toptha të vegjël me duar dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje, duke lënë pak hapësirë mes tyre. Piqini në furrë për 20–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Komente











