Bukuresht, Edi Rama: Viti 2014 e
gjen Ballkanin në paqe të plotë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës.
BUKURESHT - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës që u zhvillua në Bukuresht. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenise dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në këtë takim, u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kines, duke u përqendruar kryesisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës dhe u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që viti 2014, ka për rajonin, si i pari vit që e gjen Ballkanin në paqe të plotë. Kryeministri Rama tha se ky moment i ri duhet shfrytëzuar për të bashkëpunuar sa më ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore për të nxitur investime rajonale, sidomos në fushën e transportit dhe energjisë.
Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohej nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj, si edhe deputeti Taulant Balla. Gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26