Bukuresht, mijëra vetë në
protestë kundër qeverisë

Bukuresht, mijëra vetë në<br />protestë kundër qeverisë<br>
Mbi 10 mijë persona kanë manifestuar në Bukuresht kundër një ligji që sipas kritikëve do të bënte më të vështirë ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.

Me thirrjen “Drejtësi, jo korrupsion”, manifestuesit janë mbledhur përpara zyrave të qeverisë në kryeqytetin rumun, por edhe në qytete të tjera si Cluj dhe Isai.

Parlamenti i Rumanisë ka në plan të aprovojë një sërë ligjesh që sipas manifestuesve do ta vënë sistemin e drejtësisë nën një ndikim më të madh politik. Mijëra prokurorë rumunë, por edhe Komisioni Europian dhe presidenti Klaus i kanë kritikuar propozimet e reja.

Gjithçka ndodh kur politikanë të shumtë të nivelit të lartë të koalicionit qeverisës ndodhen përballë akuzave të lidhura me korrupsionin, të cilat ata i konsiderojnë të motivuara politikisht. 

g.f. / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?