FUSHE-KRUJE- Familja ime nuk ka nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e palestinezit Anëar Rizik. Këtë e garantoj me jetën time dhe të 3 djemve të mi. Kështu shprehet në një intevistë për gazetën 'Shekulli' bashkëshortja e Bashkim Zallës, i dënuar për sms-të e tij kërcënuese ndaj drejtuesve të fabrikës së cimentos në Fushë-Krujë.

Bukurie Zalla shprehet në këtë intervistë se kur ka mësuar vrasjen e palestinezit Rizik i ka ardhur shumë keq, pasi për të kishte dëgjaur vetëm fjalë të mira. "Ne kemi konflikte me drejtuesit e fabrikës, por Anuarin as që e njhinim dhe as jemi takaur ndonjëherë me të. Të gjitha bisedimet dhe konfliktet i kishim me Xhorxhin". Ajo tregon se si zbarkoi menjëherë policia në banesën e tyre, "a thua se ishim terroristë" Bukurie Zalla ka shpjeguar në këtë intervistë të saj për 'Shekullin' se si ka nisur konflikti me drejtuesit e fabrikës dhe përse bashkëshorti i saj ka shkruar herë pas here mesazhe kërcënuese për ta.

Ajo tregon se në vitin 2000 bashkëshorti i tij ka takuar Charlin, një prej pronarët, i cili ka premtuar punë, por Bashkimi nuk ka pranuar pasi ka kërkuar të punësoheshin të gjithë burrat e fshatit. "Në fund të vitit kur do të përurohej fabrika, iu vu eksploziv makinës së Ilir Metës dhe Bashkimi u akuzua për krimin, por doli i pafajshmë dhe kemi marrë 16 milionë lekë dëmshpërblim. Pasi doli nga burgu gjithë drejtuesit e fabrikës, sidomos Xhorxhi i premtuan Bashkimit një rrogë që sipas dokumentave është 1 mijë dollarë dhe pagesën e një kredie, që do të merrnim për ndërtimin e një banese për 20 vjet.

Bukurie Zalla e mbyll intervistën e saj duke sqaruar se kjo marrëveshje u ndërpre dy vjet më parë, kur nuk ju dha më pas paga dhe as pagesa e kredisë. Ky fakt ka acaruar marrëdhëniet mes Zallës dhe pronarëve të fabrikës, dhe ka detyraur Bashkimin të dërgojë dhe mesazhet kërcënuese. Bashkëshortja e Bashkim Zallës, shprehet se ky veprim është i gabuar, por gjithcka ka ndodhur për shkak se pronarët nuk i janë përmbajtur marrëveshjes me ta. "E pranoj që ka dërguar mesazhe kërcënuese nisur edhe acarimi i situatës, dhe ky është gabim por ne nuk jemi vrasës" -dekalron Bukurie Zalla.